Eksperti i sigurisë: Precedent i rrezikshëm nga Rusia, mund të provokohet Ballkani
Selam Shkodra, ekspert sigurie ka folur në Balkan Talks lidhur me luftën Rusi-ukrainë që vijon të jetë e tensionuar.
Eksperti shpjegon më tej nëse këto luftëra kanë ndikim në rajonin tonë.
“Rajoni i Evropës juglindore është përfshirë në një brishtësi dhe është shëndërruar në një laborator gjeopolitik konkurrence për Fuqitë e Mëdha.
Cdo sfidim i drejtëpërdrejtë i këtij rendi ndërkombëtar dhe krijimi i precedentëve të rrezikshëm ku shtetet më të fuqishme “gllabërojnë” territore të shteteve më të dobëta ushtarakisht, krijojnë precedent të rrezikshëm pavarësisht kontekstit të gjeografisë se ku gjenden ato.
Rasti i luftës së Rusisë në një shtet të pavarur siç është Ukraina, krijon mundësinë e tensioneve të reja në rajonin tonë.
Evropa juglindore është një nyjë strategjike për shkak të pozicionit strategjik dhe konsideroj që kontakti mes Fuqive të Mëdha siç është BE, NATO, Rusia, Kina dhe Turqia që ndeshen në rajonin tonë për shkak të pozitës dhe demografisë, mendoj se në rast se nuk do të kemi një reagim më të qartë të vendeve të Perëndimit, nuk përjashtohet mundësia që të prishet zona tampon që ka qenë e njohur mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha
Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi