Vlorë/ Shoferët e linjave në protestë, duan terminal dhe ndalimin e taksive pirate
Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.
Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto intenerare kanë pezulluar aktivitetin.
Shoferët e autobuzave kanë ngjitur pankarta në xhamat e autobuzave dhe kanë pezulluar trasnsportin.
“Duam zbatimin e licencës! Taksitë, kthimi boshë sipas ligjit”, “Taksi autobuza konkurencë e padrejtë”, “Zbatoni ligjin”, “Vlora meriton terminal”, “Stop piraterisë së transportit” etj.
Këto janë disa nga shkrimet dhe kërkesat që shoferët në qytetin e Vlorës kërkojnë të zbatohen.
Në një intervistë për Euronews Albania drejtuesit e autobuzave kërkojnë ndërtimin e terminalit ku sipas tyre Vlora mbetet i vetmi qytet që ende se ka një të tillë. Ata thonë se do të pezullojnë aktivitetin duke penalizuar qytetin deri në zgjidhje.
“Protesta sot është për stacionin edhe për paligjshmërinë, ka taksi pirate, shkojnë deri tek 21 dhe kthehen boshë. Nuk pyet njeri”, është shprehur një shofer i linjës.
Gjithashtu, ata kërkojnë një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal pasi kundërshtojnë dhe zhvendosjen drejt periferisë. Ndërkohë ata kërkojnë të ndaloj fenomeni i taksive pirate, duke treguar se kanë denoncuar me emra dhe foto, por policia nuk merr masa.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt