Dosja e AKSHI-t, gazetari zbardh bisedat e përgjuara të Agasit me biznesmenët
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati në një lidhje live nga SPAK ka zbuluar detaje nga përgjimet e dosjes së AKSHI-t. Në këto përgjime janë zbardhur bisedat e Ergys Agasit duke biseduar me sipërmarrës të tjerë dhe drejtoreshën. Ai thekson se Agasi ka zhvilluar disa takime dhe biseda me biznesmenë dhe drejtoreshën e AKSHI-t.
“Kemi arritur të sigurojmë materiale nga dosja e SPAK për dosjen për abuzimet me tenderat nga AKSHI lidhur me hetimet disa mujore të Prokurorisë së Posaçme. Ajo që bie në sy në këtë dosje, janë disa komunikime qe janë arritur të sigurohen nga SPAK.
Gjithçka është transkriptuar nga një kamera e vendosur në zyrën e Ergys Agasit, nga kjo kamera sigurie e vendosur në zyrën e biznesmenit janë regjistrua personat që shkonin ne zyre dhe bisedonin me të.
Bie në sy se ka takime të shpeshta me partnerin e tij Ermal Beqiraj. Në zyrën e Agasit frekuentohej edhe nga drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçnaja e cila është në arrest në shtëpi.
Mes bisedave mes dy bisnezmenëve, Beqiraj shprehet se informacioni është një gjë më e madhe se numrat duke iu referuar të dhënave që do të siguroheshin nëpërmjet tenderave dhe ankandeve publike qe do të zhvilloheshin nga AKSHI. Agasi shprehet se në disa procedura tenderimi do ta rrisin vlerën e tyre nga 2 milionë në 4 milionë.
Ka komunikime të tjera të biznesmenit Agasi në telefonin e tij me persona të tjerë ende të paidentifikuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë