Gazetari jep detaje: Si Ergys Agasi dekonspiroi aksionin sekret të policisë
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati në një lidhje live nga SPAK ka zbuluar detaje nga përgjimet e dosjes së AKSHI-t. Ferhati thekson se Ergys Agasit ka dekonspiroi aksionin sekret të policisë.
Sipas tij, Agasi në një komunikim në telefonin e tij ka njoftuar se do të ketë kontrolle nga policia. Gazetari gjithashtu shton se nga dosja u zbardh edhe pengmarrja e Gerond Meçe.
“Në një rast Ergys Agasi dekonspironte një operacion policie teksa komunikon në telefon ai shprehet se do të ketë kontrolle nga ana e policisë së shtetit lidhur me një operacion për falsifikim dokumentesh.
Në këtë dosje SPAK ka arritur të zbardhë edhe episodin e marrjes peng të biznesmenit, Gerond Meçe ku janë edhe pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë ku një Range Rover i zi paraqitet para banesës së tij duke e pritur rreth orës 10 të paradites.
Në pamje duken disa persona të cilët nuk janë identifikuar dhe kanë të veshur disa bluza me stemën policia dhe jelekë të ngjashëm me të BKH-së. Biznesmeni merret në këtë automjet dhe me pas largohet nga zona. Në dosje është edhe dëshmia e biznesmenit Meçe”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas