U thyen kodet e PC të Dumanit? Ferhati: E-mailet e 2 Prokurorëve të SPAK u prekën
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj u mor sot zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme lidhur me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.
Ferhati tha se Ismailiaj bashkë me 2 personat e tjerë të marrë të pandehur akuzohen për grup kriminal në kuadër të të cilit është mundur të thyhen kodet e e-maileve të 2 prokurorëve të SPAK.
Nga e-mailiet e tyre raportohet se janë marrë dy materiale që më pas janë shpërndarë te persona me pushtet politik, çka sipas tij të krijon përshtypjen se interesi ka qenë politik.
“Ky grup personash që për shkak të disa pasuordeve jo shumë të forta të emaileve të prokurorëve të SPAK kanë mundur të ndërhyjnë në emailet e dy prokurorëve, kanë marrë aty disa materiale. Nuk është prekur, është tentuar por nuk është prekur emali i Dumanit. 2 prej prokurorëve iu janë marrë 2 materiale dhe këto janë shpërndarë te disa persona edhe me pushte politik edhe në administratë me një lidhje të çuditshme por që të krijon përshtypjen që kanë pasur interes politik. Mendoj se interesi ka qenë politik, zyrtarë shumë të larët i kanë marrë këto informacione”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike