Shifrat/ Rritet numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ulet i maqedonasëve

24 Dhjetor 2025 | 17:30

Në 10-vjeçarin e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të numrit të popullsisë, por jo në të gjitha komunitetet. Shqiptarët shënojnë shifra pozitive sa i përket lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa maqedonasit kanë regjistruar një shtim natyror negativ prej rreth 4.100 personash më pak. Specialistët theksojnë se duhet të ndryshohen politikat dhe se çiftet e reja duhet të kenë mbështetje për krijimin e familjeve.

Në nivel shtetëror janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ. Megjithatë, ndarja sipas përkatësisë etnike zbulon një diferencë të thellë mes komuniteteve kryesore.

Popullsia maqedonase: 6.841 lindje, 14.760 vdekje, bilanc –7.919

Popullsia shqiptare: 5.473 lindje, 3.309 vdekje, bilanc +2.164

Te maqedonasit, për çdo 100 lindje ka pasur rreth 216 vdekje, tregues i qartë i plakjes së popullsisë dhe rënies së vazhdueshme të lindshmërisë. Ndërsa te shqiptarët, për çdo 100 lindje ka rreth 60 vdekje, që mbajtën bilancin natyror pozitiv edhe në kushte emigrimi.

Bilanci sipas komunave

  • Haraçinë: +138 (maqedonas +2, shqiptarë +133)
  • Shkup (gjithsej): –17 (maqedonas –1.395, shqiptarë +1.287)
  • Karposh: –244 (maqedonas –242, shqiptarë +1)
  • Kisela Voda: –258 (maqedonas –253, shqiptarë 0)
  • Manastir: –459 (maqedonas –774, shqiptarë –15)
  • Çair: +351 (maqedonas –100, shqiptarë +427)
  • Saraj: +332 (maqedonas +3, shqiptarë +329)
  • Studeniçan: +137 (maqedonas +1, shqiptarë +84)

Analistët vlerësojnë se ndryshimi demografik do të ndikojë drejtpërdrejt në strukturën e arsimit, tregun e punës dhe sistemin pensional, si dhe në balancat politike dhe ekonomike të vendit në dekadat e ardhshme.

Në të kaluarën, Maqedonia e Veriut ka pasur politika për shtimin e popullsisë, si pagesa mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt, të cilat nuk kanë treguar sukses të dukshëm. Së fundmi, është paralajmëruar rikthimi i fokusit te politika të reja, duke përfshirë lehtësime për blerjen e banesave për çiftet e reja, me synimin për të adresuar arsyet pse të rinjtë martohen më rrallë dhe krijojnë familje me vonesë.

Madje, në mënyrë të diskutueshme dhe për të testuar opinionin publik, kryeministri Hristijan Mickoski kishte deklaruar se beqarët do të paguanin taksa, deklaratë që u prit me reagime të ashpra në opinion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier

Në Fier është finalizuar operacioni policor i koduar “Stolen Gold”, gjatë të cilit u godit një skemë e dyshuar kriminale e trafikimit dhe tregtimit të...
14:03 | 13/06/2026

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë dhe simpatizantë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet mbi heqjen e sanksionimit ndaj tij dhe mundësinë për...
13:23 | 13/06/2026

Berisha: Protesta uragan i ndërgjegjes qytetare, nuk duhet të errësohet madhështia dhe misioni i saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të shtunë protestat e përditshme të qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Berisha u...
13:14 | 13/06/2026