Festat rigjallërojnë turizmin në Gjirokastër, greva në Greqi sjell anulime

27 Dhjetor 2025 | 18:44

Përgjatë muajit dhjetor Gjirokastra ka qenë një destinacion turistik i preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj. Dekori festiv dhe aktivitetet kulturore tërhoqën turistët duke ndikuar pozitivisht edhe në aktivitetin e sipërmarrjes dhe biznesit lokal.

Kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjirokastër, Maksim Hoxha shprehet se aktivitetet e ndryshme që po realizohen e bëjnë më tërheqës qytetin për turizmin.

“Dihet që Gjirokastra vitet e fundit është bërë një destinacion shumë i kërkuar turistik për turizmin e trashëgimisë kulturore, por po bëhen përpjekje nga të gjithë aktorët dhe faktorët që ky destinacion turistik të shitet edhe në dimër sepse edhe në sezonin e dimrit falë edhe dekorit të festave të fundvitit si dhe aktiviteteve të ndryshme që po realizohen kërkojmë që edhe këtë sezon ta kthejmë në tërheqës qytetin për turizmin”, tha ai.

Turizmi është ndër sektorët kryesorë që sjell të ardhura për ekonominë lokale ndërkohë që greva e fermerëve në ka ndikuar për uljen e vizitorëve nga Greqia.

“Në fundjava ka patur prurje nga qytetet e tjera, një dëm na është krijuar nga greva e fermerëve grekë sepse fundjavave ka patur shumë prurje nga Greqia, të cilat u anuluan edhe për Krishtlindjet edhe rezervimet që kishin bërë në fundjava, për Vitin e Ri kemi rezervime edhe të huaj dhe shpresoj që këto ditë të mbyllen mirë”, shtoi Hoxha.

Tashmë turizmi dimëror po krijon traditë në qytetin e gurtë duke bërë që Gjirokastra të mirëpresë vizitorë përgjatë gjithë vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026