Probleme nga reshjet në Qarkun e Korçës, mbi 1 800 abonentë pa energji elektrike

10 Janar 2026 | 10:53

Reshjet e fundit kanë sjellë vështirësi në disa bashki të Qarkut të Korçës, kryesisht në furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore.

Sipas OSHEE-së, aktualisht janë pa energji rreth 1 857 abonentë, kryesisht në zonat rurale, por edhe në disa zona urbane të Pogradecit. Problemet janë evidentuar në fiderët e NST Lozhan, Petrushë, Pogradec, Gur i Kuq dhe Leskovik.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Furnizimi për konsumatorët me rëndësi të veçantë është i garantuar, ndërsa Hidrovori i Pogradecit funksionon normalisht.

Si paraqitet situata në bashki:

Kolonjë: Rrugët rurale dhe akset kryesore në Ersekë janë pastruar dhe kriposur; po vlerësohen ndërhyrje të tjera në segmente problematike.

Maliq: Problem me çarjen e argjinaturës së Lumit Devoll; rrëshqitje dherash dhe dëmtime infrastrukturore kërkojnë investim të mëtejshëm.

Devoll: Rrugët janë hapur dhe qarkullimi po normalizohet; janë kryer ndërhyrje për parandalimin e përmbytjeve.

Pustec: Po punohet për pastrimin e përroit të Gorricës dhe riparimin e segmentit Lajthizë–Liqenas.

Korçë: Nuk raportohen problematika serioze.

Pogradec: Situatë problematike në Lumin e Verdovës, ku qarkullimi bëhet vetëm në një korsi; kërkohen ndërhyrje edhe në lumin e qytetit.

Rruga e Dardhasit raportohet e kalueshme provizorisht, ndërsa në Çërravë ka rrëshqitje dherash që rrezikojnë një banesë. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për garantimin e qarkullimit dhe sigurisë së banorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026