Studimi, testi i gjakut nga gishti mund të zbulojë herët Alzhajmerin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Janar 2026 | 11:34

Një test gjaku i thjeshtë, që merret nga gishti, mund të zbulojë sëmundjen e Alzhajmerit në faza të hershme. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri europian, sipas të cilit kjo analizë e thjeshtë mund të zbulojë shenjat e sëmundjes me saktësi të lartë, shumë përpara se simptomat të bëhen të rënda.

Metoda e re, e cila ende nuk është gati për përdorim klinik, bazohet në marrjen e disa pikave gjaku nga gishti, të cilat thahen në një kartë speciale dhe më pas analizohen në laborator. Në të ardhmen, kjo mundëson që mostrat të merren edhe në shtëpi, duke e bërë testimin më të aksesueshëm dhe më pak invaziv.

Studimi u udhëhoq nga instituti amerikan Banner dhe përfshiu 337 pacientë në shtatë qendra studimore në Evropë, përfshirë Danimarkën, Italinë, Spanjën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Mes personave të marrë në studim ishin pacientë  pa dëmtime njohëse, pacientë me demencë, si dhe persona me sindromën Down, të cilët kanë rrezik të lartë gjenetik për alzhajmer.

Rezultatet, të publikuara në revistën shkencore Nature Medicine, tregojnë se testi nga gishti identifikoi biomarkerët kryesorë të Alzhajmerit me një saktësi prej 86 % duke përputhur rezultatet e analizave tradicionale të gjakut dhe lëngut spinal.

Sëmundja Alzhajmer prek aktualisht rreth 7 milionë njerëz në Evropë dhe pritet që numri i rasteve të dyfishohet deri në vitin 2030.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026