Takimi i liderëve politikë në Maqedoni, Pajaziti: Shqiptarët si gjithmonë, edhe nesër të përçarë

13 Janar 2026 | 17:44

Gazetari Naser Pajaziti në bisedën e zhvilluar me gazetarin Thimi Samarxhi në Euronews tha se faktori shqiptar duhet të paraqitet i unifikuar në çështjet që lidhen drejtpërdrejtë me statusin e tyre politik dhe institucional, veçanërisht në prag të takimit të nesërm të liderëve politikë.

Sipas tij, si koalicioni VLEN, ashtu edhe koalicioni AKI, duhet të kenë në agjendë çështjet kyçe që ende nuk po gjejnë zgjidhje konkrete sa i përket çeshtjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ku përfshihen përfaqësimi i drejtë, për të cilin tashmë ekziston një ligj që pritet të futet në debat publik, heqja e përkufizimit të “20 përqindëshit”, reforma gjyqësore, si dhe zhbllokimi i procesit të integrimit evropian.

Pajaziti vlerësoi se këto tema kërkojnë një qasje të përbashkët dhe të qartë programore nga faktori politik shqiptar, në mënyrë që kërkesat të artikulohen me një zë të vetëm.

Duke folur për zhvillimet politike në kampin maqedonas, ai theksoi se kryeministri Hristijan Mickoski po synon zgjedhje të parakohshme, duke llogaritur në një opozitë të brishtë. Në të njëjtën kohë, sipas Pajazitit, kjo strategji shërben edhe për të fituar kohë në procesin e zvarritjes së ndryshimeve kushtetuese, ku pika kryesore mbetet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Sipas gazetarit, periudha në vijim do të jetë vendimtare për qartësimin e pozicioneve politike dhe për mënyrën se si do të trajtohen çështjet strategjike që prekin shqiptarët dhe perspektivën evropiane të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë...
19:15 | 23/06/2026

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë në...
19:13 | 23/06/2026

Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë

Policia Kufitare e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë këtë të martë pasdite në Velipojë një shtetasi që kishte mbetur në det si pasojë e...
18:57 | 23/06/2026