EMRAT| Fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas i vidhnin, 3 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranë arrestoi 3 persona, pjesë e një grupi që kryente vjedhje në banesa në Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Strategjia” u vunë në pranga shtetasit Alban Mullaymeri, Sergeto Turullaj dhe Gentjan Kala.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.
Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 18:33 Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 18:24 Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
- 18:21 Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 18:00 Akuza për ngacmim seksual, pastori në Luiziana dënohet me 80 vite burg
- 17:53 Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira
- 17:40 Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona