Masakra e Reçakut, Kurti: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet serbe në Kosovë

15 Janar 2026 | 13:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke u zotuar se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar.

Kurti vizitoi memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga regjimi i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi, duke theksuar se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

“Para 27 vjetësh, këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker, u bë e ditur e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua, u vetëdijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndërkombëtar, si dhe kancelaritë diplomatike perëndimore.

Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria dhe parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, për të shprehur dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e kryera para 27 vjetësh.

Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të Kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026

Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur lajm të mirë faktin se NATO-ja do të reduktojë praninë në Kosovë si pasojë e...
12:50 | 17/06/2026

Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për “mungesën e vazhdueshme të konsideratës” nga Qeveria në detyrë e Kosovës karshi thirrjeve të Qeverisë amerikane për...
11:27 | 17/06/2026