Rikonstruktohet Xhamia Mbret: Myftiu i Elbasanit: Pas 533 vitesh po merr pamje të re

25 Janar 2026 | 18:26

Xhamia Mbret, një nga faltoret më të hershme jo vetëm të Elbasanit dhe Shqipërisë, por edhe të Ballkanit, është drejt përfundimit të rikonstruksionit. E ndodhur brenda lagjes “Kala”, Xhamia Mbret është monument kulture i kategorisë së parë.

“Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, në Ballkan dhe edhe në Europë. Është ndërtuar në vitin 1492, në kohën kur osmanët mbërritën për herë të parë në Elbasan. Sot ndodhemi në fazën e rindërtimit dhe rikonstruksionit të xhamisë, ku shikojmë se ajo ka marrë një pamje tjetër. Rikonstruksioni u bë i mundur falë fondacionit Tika dhe përfshiu hajatin, pjesën e çatisë dhe ambjente të tjera të jashtme të xhamisë, si dhe brenda saj ku po ndryshohen dritaret, dyert, parketi etj”, thotë Myftiu i Elbasanit, Agim Duka.

E ndërtuar 533 vite më parë, gjatë sundimit të Sulltan Bajazitit II, Xhamia Mbret vazhdon të ruajë formën e saj fillestare dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë.

“Është një nga xhamitë më të vjetra të Elbasanit dhe kjo i shtyn vizitorët ta vizitojnë dhe ta shohin nga afër. Ndodhet brenda mureve të kalasë dhe shumë pranë saj ndodhet edhe Kisha e Shën Mërisë, një nga kishat më të vjetra, duke treguar bashkëjetesën e qytetarëve të Elbasanit. Gjithashtu, pas xhamisë ndodhet Via Egnatia, një rrugë e njohur për shqiptarët dhe mbarë Europën. Xhamia Mbret është një pikë atraksioni dhe tërheq shumë turistë”, thotë Myftiu i Elbasanit

Përfundimi i restaurimit pritet të rrisë vlerën kulturore dhe turistike të zonës, duke e kthyer Xhaminë Mbret në një nga pikat kyçe të trashëgimisë historike të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026