Lamallari: Reforma në drejtësi i hapi rrugën Shqipërisë drejt BE-së, jemi në fazën e llogaridhënies
Gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari, theksoi se ky është një moment përgjegjësie për sistemin e drejtësisë, duke i bërë vetes një pyetje: “A po i shërbejmë qytetarëve me një drejtësi të pavarur, të përgjegjshme dhe të besueshme?”
Lamallari vuri në dukje se hapja e vitit të ri gjyqësor është një rast i vlefshëm për të reflektuar mbi hendekun në sistemin e drejtësisë, duke kujtuar se një dekadë më parë, ai u nënshtrua një reforme të thellë.
“Ky është një rast i vlefshëm për të reflektuar mbi hendekun në sistemin e drejtësisë, kur afro një dekadë më parë u desh të nënshtrohej një reformë e thellë. Pavarësia nuk mund të kuptohet pa një llogaridhënie, pasi zbatimi me objektivitet i parimit të kontrollit mund të sigurojë përgjegjshmërinë, transparencën dhe pushtetin e qëndrueshëm të një sistemi ku Gjykata nuk është thjesht një zbatuese e ligjit, por interpretuese e vlerave kushtetuese, duke shërbyer kështu si balancues moral dhe juridik i garantimit të të drejtave dhe lirive themelore. Vetëm në këtë mënyrë ato ruajnë dhe forcojnë besimin e publikut. Reforma në drejtësi ishte reforma kyçe që hapi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, krijoi institucione të reja dhe, bashkë me to, praktikat e tjera shoqërore. Sot nuk jemi më në fazën e ndërtimit, por në fazën e dhënies së llogarisë dhe konsolidimit. Rënia e mitit kundër pandëshkueshmërisë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, mbetet një sfidë e rëndësishme. Inpektoriati i Lartë i Drejtësisë është krijuar pikërisht për qëllimin për të garantuar standarde të larta profesionalimi dhe disipline në radhët e magjistratëve. Në vitet 2023-2025, numri i inspektimeve dhe hetimeve disiplinore mbeti i ulët. Konkretisht nga 1374 ankesa të regjistruara, janë marrë vetëm 23 vendime për çelje hetimi disiplinor për 25 magjistratë, ndërsa pjesa tjetër dërrmuese është arkivuar pas shqyrtimit fillestar”, tha Lamallari.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus