Skandali seksual trondit Malin e Zi, dorëheqje dhe hetime për zyrtarë të lartë pas publikimit të videove intime
Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të videove dhe fotografive me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Ngjarja ka sjellë dorëheqje të shumta dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.
Në qendër të skandalit janë Mirjana Pajkoviç, deri të premten Sekretare Shteti në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dhe Dejan Vuksiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe ish-këshilltar i presidentit Milatoviç për sigurinë. Të dy kanë dhënë dorëheqjen duke përmendur arsye personale.
Pajkoviç ka prezantuar historinë e saj për televizionin malazez “Dana”, duke folur për kërcënimet dhe shantazhet nga Vuksiç, si dhe për reagimin joadekuat të autoriteteve shtetërore ndaj situatës. Ajo ka theksuar se ligji në Mal të Zi nuk aplikohet njësoj për të gjithë dhe ka denoncuar mungesën e barazisë gjinore dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sipas Pajkoviç, materialet intime janë përdorur për të ushtruar presion ndaj saj dhe për të dëmtuar karrierën e saj, duke përfshirë edhe një audio-incizim ku dyshohet se dëgjohet zëri i Vuksiç, i cili e kërcënonte. Prokuroria e Podgoricës ka hapur dy procedura penale për rastin, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

Nga ana e tij, Vuksiç ka mohuar çdo lidhje me publikimin e materialeve intime, duke deklaruar se ka parë përmbajtjen vetëm kur u shpërnda ilegalisht online. Ai ka pretenduar gjithashtu se Pajkoviç “ia ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme telefonin celular”, duke shkelur privatësinë e tij, dhe se audio-incizimi i përfolur është reagim ndaj kësaj situate.
ANB ka hedhur poshtë çdo përfshirje në skandal, duke sqaruar se korrespondenca private dhe materialet e publikuara nuk kanë lidhje me aktivitetin e saj dhe nuk janë objekt interesi për agjencinë.
Ky rast ka ndezur debat të gjerë mbi privatësinë, etikën e zyrtarëve publikë dhe mënyrën se si autoritetet e Malit të Zi trajtojnë çështjet që prekin të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës