Projekti për Shtëpinë e fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve, Rama: I hapim rrugë nismave të reja
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konkursin ndërkombëtar për prezantimin e projekt-ideve për Shtëpinë e re të fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore, theksoi rëndësinë procesit të partneritet publik-privat në realizimin e hapësirave të reja për funksione publike.
Rama tha se Shqipëria po zhvillon një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe arkitekturore, mes të cilave stadiumi i ri me standarde europiane, Biblioteka e re Kombëtare, kompleksi i ri të zyrave për administratën, Pallati i ri i Sportit.
“Falë këtij procesi do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh, Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë, jo thjesht të vendit tonë, por në historinë e arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi pallatin e ri të sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.
Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër”, tha Rama mes të tjerash.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve