Eksploziv automjetit në Sarandë, shoferi e pikas në ecje

6 Shkurt 2026 | 10:27

Shpërthimi i telekomanduar me eksploziv i një automjeti është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol.

Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Sarandës se në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli – Vrinë, ka dëgjuar zhurmë në mjetin e tij dhe pasi ka ndaluar ka konstatuar lëndë të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA. Nga informacionet e deritanishme, është mësuar së në mjetin tip “Nissan” me targa AA725LG, është konstatuar një sasi lëndë eksplozive e shpërndarë në sediljen e pasme të mjetit. Ekspertët janë duke punuar për çaktivizimin e saj, ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Shtetasi Mirash Gjikola rezulton me precedentë penalë, i dënuar më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026