Komisioneri i BE: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret
6 Shkurt 2026 |
17:48
Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner këtë të premte ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Brunner përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se vendi ynë është në rrugën e duhur teksa thekson se është bërë përparim konkret lidhur me politikat e BE-së.
“Shqipëria ka bërë përparim konkret në përafrimin e politikave dhe kuadrit ligjor të saj me acquis të BE-së.
Mesazhi im është i qartë: qëndroni në rrugën e duhur. Shqipëria është në rrugën e duhur”, shkruan ai në Instastory.
Brunner gjatë vizitës së tij ka zhvilluar disa takime ndër të cilat me kreun e qeverisë Edi Rama, ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ambasadorët e BE në Tiranë dhe drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.

Lajme të Sugjeruara
BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
Komisioni Europian po harton plane për t’u dhënë vendeve kandidate të BE-së përfitime ekonomike përpara se ato të bashkohen me bllokun, ndërsa qeveritë kërkojnë mënyra...
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit...
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte u zhvillua protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake