Koçiu pret Komisionerin Brunner: Shqipëria e përkushtuar në rrugën e integrimit dhe sigurinë e përbashkët
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, priti këtë të premte Komisionerin Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner në kuadër të një turi rajonal vizitash.
Gjatë takimit, ministrja theksoi se Shqipëria është e angazhuar që procesi teknik i integrimit me BE të përmbyllet në vitin 2027. Ajo e ka cilësuar këtë objektiv të arritshëm falë progresit të deritanishëm dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e BE-së.
Ajo më tej nënvizoi se arritja e këtij objektivi kërkon vijimin e reformave dhe zbatimin e plotë të standardeve europiane, veçanërisht në fushat e sigurisë, emigracionit dhe sundimit të ligjit.
Koçiu ndër të tjera vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian, veçanërisht në fushat e sigurisë, migracionit dhe procesit të integrimit, si dhe riafirmoi angazhimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Kapitullit 24.
Në lidhje me emigracionin dhe menaxhimin e kufijve, Koçiu informoi mbi zbatimin e Strategjisë së Migracionit 2024–2030, anëtarësimin e Shqipërisë si vëzhguese në Rrjetin Europian të Migracionit, ndryshimet në ligjin për të huajt, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar, si dhe miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Flukset e Përziera Migratore 2026-2028.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë