Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, rrëzon kërkesën e qeverisë! Lë në fuqi pezullimin
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për herë të tretë në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Pas tre seancash shqyrtimi, trupa gjykuese ka marrë vendim mbi ankimin e paraqitur nga qeveria, e cila kundërshtoi vendimin e GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Vendimi është marrë pas disa orësh takim, ku është lënë në fuqi pezullimi i Ballukut dhe duke u rrëzuar kërkesën e Ramës.
Mos arritje e kuorumit të nevojshëm prej 5 votash sollin rrëzimin e kërkesës. Trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Kushtetueses ka votuar 4 me 4. Nga momenti i marrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese dhe me botimin në fletoren zyrtare ajo automatikisht hyn në fuqi duke pezulluar Ballukun nga dy detyrat e saj.
“Nga ky moment, Belinda Balluku është vetëm deputete e Partisë Socialiste e qarkut të Fier dhe nuk ushtron më asnjë nga detyrat e saj qeveritare. Madje, me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare, automatikisht, nëse ai do të kryhet sot dhe pritet që të kryhet sot brenda orës 12 të mbrëmjes, nga nesër Belinda Balluku i ndalohet të hyjë si në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ashtu edhe në Kryeministri, ku ka dhe zyrën e saj si zëvendës-kryeministre.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime përfundimtare, janë vendime të formës së prerë, janë vendime që menjëherë votojnë në Fletoren Zyrtare dhe, me botimin në Fletoren Zyrtare, ato automatikisht hyjnë në fuqi.
Sigurisht, zonja Belinda Balluku mund të vazhdojë të ndjekë procesin e saj në gjykatën e apelit, pra në shkallën e dytë të apelit, për të revokuar masën, dhe do të jetë shkalla e dytë, pra apeli, që do të vendosë nëse masa e pezullimit do të qëndrojë apo nuk do të qëndrojë. Por, përveç këtij vendimi, kemi në pritje mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe të Imuniteteve, sepse kryeministri Edi Rama ka deklaruar që fillimisht do të njihemi me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas shumica socialiste do të bëjë një vendimmarrje në Këshillin e Imuniteteve, aty ku SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për të ushtruar dy nga masat e tij: arrestit me shtëpi apo arrestit me burg.
Tashmë duket se topi është në Këshillin e Ministrave, pra është kryeministri Edi Rama i cili do të duhet të bëjë vendimmarrjen e tij se cili do të jetë qëndrimi i Partisë Socialiste për imunitetin e Belinda Ballukut”, tha gazetarja e Euronews Enkelejda Mema.


Lajm në përditësim…
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut