Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Shkurt 2026 | 18:14

Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por Ministria e Drejtësisë refuzon, duke argumentuar se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet.

Nismëtari i peticionit, pas të cilit qëndrojnë mbi 380 studentë nga fakultete të ndryshme të juridikut, Mevlan Ademi, e cilëson këtë qëndrim si të padrejtë dhe juridikisht të pabazë.

“Ligji për provimin e jurisprudencës nuk ka asnjë dispozitë që përcakton gjuhën në të cilën duhet të mbahet provimi. Ne nuk kërkojmë favor, por zbatimin e një të drejte të garantuar”, shprehet Mevlan Ademi.

Ai thekson se kjo iniciativë është paraqitur edhe dy vite më parë, pa asnjë rezultat konkret, dhe paralajmëron përshkallëzim të reagimit nëse nuk ka zgjidhje institucionale.

“Situata mund të kulmojë me protestë të studentëve shqiptarë”, shprehet Ademi.

Ndërkohë, Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për të analizuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe veprimet e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me organizimin dhe zhvillimin e provimit të jurisprudencës.

Mbështetje për kërkesën e studentëve ka shprehur edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili paralajmëroi korrigjim të ligjit për të qartësuar çështjen e gjuhës.

“Gjuha shqipe është zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare”, shprehet zëvendëskryeministri i RMV, Bekim Sali.

Në mbështetje të kësaj kërkese është përfshirë edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili ka shpërndarë një mesazh simbolik në rrjetet sociale në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026