Prokurori: Vrasja e familjes Jashari nxiti fillimin e zgjerimit të luftës

9 Shkurt 2026 | 13:34

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Prokurori i specializuar, Alan Tieger në fjalën përfundimtare tha se shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovën, por që pranoi se sulmi nga Jasharëve nxiti zgjerimin e luftës, shkruan KosovaPress.

“Fillimi i marsit njihet fatkeqësisht edhe nga sulmi që i ndodhi familjes së Jasharëve dhe vrasjes së Adem Jasharit dhe familjes së tij, një ngjarje që nxiti atë për të cilat pajtohen të gjitha palët, fillimin e zgjerimit eksploziv të UÇK-së nga origjina e vet guerile”, tha ai.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

Kjo paraqet fazën përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar tetë orë kohë për parashtrimet e saj. Të pranishëm në sallën e gjyqit janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin derisa të merrnin fitoren e plotë. Partitë politike që konsideronin autonominë do të ndëshkoheshin si tradhtarë në thonjëza. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm i UÇK-së që kishte të drejtën të qeveriste, të drejtonte në Kosovë dhe ata që ishin nga ana tjetër duhet të mbështesnin përpjekjet dhe betejën e tyre, përndryshe do të merrnin ndëshkimin e merituar.

Tutje, siç tha prokurori i specializuar, katër të akuzuarit ishin “pionierë të UÇK-së”.

“Të akuzuarit nuk u albanizuan papritmas nga vrasja e familjes së Jasharëve për të dalë vullnetar, por ata ishin pionierë të UÇK-së që e kishin quar në atë pikë UÇK-në. Siç ka thënë një anëtar i rëndësishëm Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Rexhep Selimi kanë qenë ndër paktët protagonistët që kanë qenë pjesë, citoj ‘e një strukture të përbashkët’, dhe citoj sërish ‘filluan dhe përfunduan luftën’”, deklaroi ai,.

Gjatë deklaratës përmbyllëse të ZPS-së, prokurori i specializuar tha se “Jakup Krasniqi kishte kontakte me Adem Jasharin dhe gëzonte shumë respekt”.

Jakup Krasniqi gëzonte shumë respekt, veçanërisht si ish i burgosur politik. Ndonëse ai ka pasur një profil ligjor në LDK në vitet ’90, ai kishte kontakte me Adem Jasharin në vitin 1991 dhe ishte përfshirë në UÇK prej 1993 dhe na ka shpjeguar se iu bashkua Shtabit të Përgjithshëm rreth fillimit të 1997. Dhe ja, kështu u bënë bashkë të akuzuarit dhe gjatë gjithë kësaj kohe ata kishin dhe vepronin në mënyrë kolektive.

Prokurori i specializuar ka pretenduar se katër të akuzuarit kanë kryer sulme kundër serbëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026