VIDEO/ Pezullohet polici që nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë

10 Shkurt 2026 | 09:29

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje të hënën në rrjetet sociale, ku disa persona përfshihen në një konflikt verbal, ndërsa njëri nga ta mban në dorë një send që duket si armë.

Ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt 2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë. Sipas Policisë, punonjësi i saj, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, u konfliktua me shtetasin D. H. për motive të dobëta dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armën e shërbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor. Gjithashtu, arma e shërbimit e punonjësit, një pistoletë tip “TT”, iu bllokua për nevoja të hetimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Kanosja”.

Policia e Shtetit thekson se hetimet vazhdojnë dhe do të merren të gjitha masat ligjore dhe disiplinore në përputhje me ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026