LIVE-Nis protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në shesh! Rregjistrohen tensione
Ka nisur protesta e tretë kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në shesh, ndërsa Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në vendin ku po zhvillohet tubimi. Situata paraqitet e tensionuar, me forca të shumta policie të vendosura në gatishmëri.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, ka zbuluar detaje nga terreni lidhur me organizimin dhe masat e sigurisë për këtë protestë. Ajo theksoi se gjithçka ishte përgatitur paraprakisht dhe pritej që sheshi të mbushej me protestues, ndërsa policia është e pozicionuar për të garantuar rendin.
Mema bëri me dije se, ashtu si në protestat e mëparshme, policia është mobilizuar edhe me mjete të posaçme për menaxhimin e turmës, përfshirë autobotët me ujë, të cilët mund të përdoren në rast përshkallëzimi të situatës.
“Podiumi është gati për folësit e tij. Ende forcat e policisë, që janë të shumta nuk kanë krijuar kordonin e tyre. Një pjesë e tyre janë vënë në dy anët e kryeministrisë në pritje të opozitarëve.
Sheshi është i bllokuar pothuajse në të gjitha anët e tij për të mundësuar një proteste pa probleme nga anët e tjera të bulevardit. Është ende herët, pritet qe protesta e trete kombëtare të jetë e ngjashme me ato të mëparshme si ajo e 24 janarit”, tha ajo.
Gazetarja e Euronews Albania shtoi se protestuesit e grupimit “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, janë zhvendosur nga vendndodhja e tyre e zakonshme për të mos penguar protestën kombëtare të opozitës.
“Mbështetësit e Shqipëria Bëhet janë zhvendosur nga cepi i tyre i zakonshem, kanë ndjekur të njëjtën tradite duke u zhvendosur në krah të bunkerit për të mos ndërhyrë në protestën e opozitës. Megjithatë kemi një forum të dialogut politik që po përpiqet që të gjitha forcat opozitare ti ulë në një tryezë dhe ndoshta në protestën e ardhme të bashkohen në të njëjtin shesh”, theksoi ajo.
Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa pritet zhvillimi i fjalimeve dhe reagimet e radhës nga organizatorët e protestës.
lajmi në përditësim
Berisha del nga selia e PD, shoqërohet nga protestuesit drejt Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka dalë nga ambientet e selisë së PD-së. Berisha është i shoqëruar nga mbështetës dhe protestues të cilët janë nisur në këmbë drejt Kryeministrisë.
Një pjesë tjetër e protestuesve ndodhen para Kryeministrisë teksa presin Berishën për nisjen e protestës së tretë kombëtare. Edhe pse kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme, shumë qytetarë i janë bashkuar protestës dhe thirrjes së Berishës.
Protesta e PD-së para kryeministrisë, tensione mes qytetarëve dhe policisë
Incidente dhe tensione janë regjistruar para nisjes së protestës kombëtare të PD-së. Policia ka formuar një kordon para Kryeministrisë teksa pritet që të mbërrijnë protestuesit e tjerë.
Disa protestues para nisjes së protestës janë kundërvënë policisë duke tentuar të çajnë kordonin e Policisë. Gjithashu janë hedhur gurë në drejtim të tyre.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raporton se protestuesi ka tentuar t’iu heqë skafandat efektivëve ndërsa u drejtohet me fjalor ofendendues ndaj tyre.
FOTOLAJM / Mbërrin Berisha, në selinë e PD pak para nisjes së protestës së 10 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur këtë të martë në selinë e PD-së, pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar për sot, më 10 shkurt.
Mbërritja e tij u shoqërua nga ovacionet e mbështetësve.
Protesta Kombëtare e opozitës, gazetari: Ja figurat që do mbajnë fjalime
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, pak para nisjes së protestës kombëtare të PD-së, tha se në protestën e tretë kombëtare janë gjashtë anëtarë të cilët do të flasin, përveç Sali Berishës, i cili do ta ketë fjalën e tij në fund.
Sipas gazetarit, krahasuar me dy protestat e para, planet dhe organizimi pritet të jenë të njëjta, duke theksuar se nuk priten të mungojnë tensionet dhe përplasjet fizike me gardën e policisë. Gjithashtu, sipas tij, ajo që pritet të shihet është nëse do të ketë organizime të tilla edhe në diasporë, aty ku PD ka strukturat dhe mbështetësit e saj.
“Protesta kombëtare, e cila pason atë të 24 janarit dhe atë më herët të 22 dhjetorit, ndryshe nga herët e tjera, ka gjashtë folës përveç Berishës, i cili do të flas në fund. Struktura diskrete e PD-së nuk ka dhënë shumë detaje. Ka pasur disa aludime për një stacionim të protestuesve me çadra në bulevard apo forma të tjera, ka pasur edhe aludime të tjera për një protestë e cila mund të përshkallëzojë deri diku më agresive se protesta e mëparshme.”-tha Hoxha.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar