Reforma Territoriale, Boçi: Jo vendimarrje të paracaktuar, Mazniku: Ta mbyllim para zgjedhjeve të 2027
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh këtë të mërkurë, 11 shkurt, me opozitën që iu rikthye tryezës pas një periudhe tensionesh dhe bojkotesh.
Në fjalën hapëse, bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi theksoi se puna e komisionit duhet të garantojë një produkt të përbashkët dhe jo një vendimmarrje të paracaktuar nga mazhoranca.
Sipas tij, çdo proces që nis me konsensus, por përfundon me një variant të njëanshëm politik, do ta zhvlerësonte vetë funksionin e komisionit. Boçi kërkoi që vullneti për bashkëpunim të formalizohet qartë dhe të shërbejë si bazë për vijimin e punës.
Nga ana tjetër, bashkëdrejtuesi socialist Arbjan Mazniku u shpreh se reforma duhet të synojë forcimin e bashkive dhe rajoneve, jo vetëm në ofrimin e shërbimeve, por edhe në aftësinë për të përthithur fonde nga Bashkimi Europian.
Mazniku nënvizoi se reforma duhet të përmbyllet para zgjedhjeve të vitit 2027, në mënyrë që vendi të hyjë në proces zgjedhor me një organizim të ri territorial dhe që deri në vitin 2030 njësitë vendore të funksionojnë sipas standardeve të kërkuara.
Përplasjet mes palëve për këtë komision kanë qenë të pranishme edhe në seancën plenare të 3 shkurtit, ku u debatua mbi përbërjen dhe formulën e drejtimit të tij. Mazhoranca kishte propozuar riformatim me 17 anëtarë dhe ndryshim të formulës së bashkëdrejtimit, por çështja u tërhoq nga rendi i ditës.
Opozita e ka justifikuar bojkotin e mëparshëm me atë që e cilëson si zhvillim të agjendave paralele nga ana e mazhorancës.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së 11 nëntorit 2025, të shqyrtohet caktimi i sekretarit të komisionit, plani i punës dhe kalendari i ri, si edhe emrat e ekspertëve që do të asistojnë komisionin në vijim.
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar