Gazetari flet për fishekzjarret dhe kapsollat në protestë: Rrezikojnë jetën e qytetarëve

11 Shkurt 2026 | 21:27

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me protestën e 10 shkurtit, duke analizuar objektivat e saj dhe mënyrën se si u përdorën fishekzjarret dhe lëndët shpërthyese gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

Hoxha sqaroi se qëllimi i protestës nuk ishte marrja e objekteve apo godinave shtetërore, por një demonstrim force dhe mesazh ndaj qeverisë. Ai theksoi rreziqet që këto mjete paraqesin jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për efektivët e rendit ndërsa tha se përdorimi i kapsollave dhe fishekzjarreve gjatë protestës përbën një rrezik të madh për jetën e qytetarëve. Hoxha shpjegoi se kapsollat shpërthejnë me efekt të drejtpërdrejtë dhe mund të dëmtojnë edhe vetë atë që i hedh, si dhe protestuesit e tjerë apo policinë:

“I vetmi efekt aty negativ i kësaj regjie të madhe është që mund të rrezikosh jetën e qytetarëve. Sepse në vetvete ai kapsollë shpërthen lëndën eksplozive dhe ajo përhapet, duke mundur të godasë pjesë të zbuluara të trupit dhe dëmi që merr mund të jetë jashtëzakonisht i madh. Ajo mund t’i ndodhë dhe atij që hedh vetë, po mund t’i ndodhë edhe atij që e hedh gabimisht.”

Gazetari shpjegoi se përdorimi i kapsollave dhe fishekzjarreve shpesh ka për qëllim efektin vizual dhe mediatik, duke u kapur menjëherë nga mediat ndërkombëtare, por kjo nuk ndryshon faktin se lëndët eksplozive mbeten të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e të gjithëve në shesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026