U arrestuan gjatë protestës së opozitës, gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për 7 të miturit

13 Shkurt 2026 | 15:46

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin këtë të premte dhe ka vendosur masën detyrim paraqitje për 7 protestuesit e mitur të ndaluarit gjatë protestës kombëtare të PD-së të zhvilluar më 10 shkurt.

Protestuesit u arrestuan nën akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

7 protestuesit e ndaluar janë Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zekaj dhe Oresti Halilaj.

Nga incidentet e regjistruara në protestë u plagosën disa efektivë të cilët morën djegie në trup. Në spital mori ndihmë mjekësore dhe deputeti Bledjon Nallbati i cili u plagos në kokë nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026