Shën Valentini mbush Tiranën me zemra, 14 Shkurti festohet në shesh dhe te Liqeni Artificial
Dekori festiv, ngjyra e kuqe, mesazhet e dashurisë dhe tullumbacet në formë zemre mbushën sot kryeqytetin në kuadër të Shën Valentinit, ose siç njihet ndryshe, dita e të dashuruarve.
Në qendër të qytetit, në Sheshi Skënderbej, instalacionet simbolike dhe dritat e dekorit u kthyen në vendin ideal për foton e ditës. Çiftet, familjet, turistët dhe qytetarë të të gjitha grupmoshave u përfshinë në këtë atmosferë festive, mes mesazheve të dashurisë dhe momenteve simbolike.
Mesazhi kryesor i qytetarëve ishte se respekti dhe besimi janë themeli i një marrëdhënieje të gjatë dhe të qëndrueshme.
Përveç Sheshit Skënderbej, edhe Liqeni Artificial i Tiranës ishte një prej atraksioneve ku shumë qytetarë zgjodhën të bëjnë foto dhe t’i dhurojnë lule njëri-tjetrit.
14 shkurti është dita që në kalendarin e krishterë i kushtohet Shën Valentini, martir dhe shenjtor. Sipas legjendës, ai ishte një prift romak i shekullit të tretë që martonte fshehurazi çiftet e reja, duke sfiduar një urdhër që ndalonte martesat e ushtarëve.
Për shkak të këtyre veprimeve, Valentini u arrestua dhe u ekzekutua më 14 shkurt, rreth vitit 269 pas Krishtit. Me kalimin e kohës, figura e tij u kthye në simbol të dashurisë dhe sakrificës për ndjenjat e sinqerta.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje