Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja ka zbatuar masën

23 Shkurt 2026 | 11:54

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Mandateve, i cili është mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Avokati i Ballukut deklaroi se Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet që po tenton të largohet kur kërkon zëvendësimin. Ai theksoi se Balluku ka zbatuar masën, nuk është paraqitur në detyrë dhe ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal.

Balluku përfaqësohet nga dy avokatet e saj, Pamela Qirko, e motra e saj, dhe Ardian Kalia. Nga ana e SPAK, pjesëmarrës ishin kreu i strukturës së posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët e Këshillit mblidhen për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike. Më 6 shkurt, trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4, duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetin social facebook se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin...
09:57 | 16/06/2026

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së skafit në formë makine me mjetin e Policisë Kufitare në Ksamil

Këto janë pamjet e momentit tragjik të aksidentit detar të ndodhur në Gjirin e Ksamilit pasditen e së hënës, ku një mjet lundrues i drejtuar...
09:36 | 16/06/2026

Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, apartamenti është në pronësi të...
08:05 | 16/06/2026