Hyri për të shpëtuar të humburin, 22-vjeçari rrëfen orët e tmerrit në Kanionet e Osumit
Xhuljano Kaloti, 22 vjeçari nga Berati, ka folur ekskluzivisht për Euronews me gazetarin Thimi Samarxhi, ku tregoi orët e tmerrit pasi mbeti i bllokuar në Kanionet e Osumit, në ndihmë për të gjetur 42-vjeçarin e humbur, Ilir Kurti.
Ai rrëfeu se përjetoi orë të tëra ankthi dhe frike mes shkëmbinjve të Kanioneve të Osumit ku thotë se u përball me rrjedhë të fortë uji dhe kushte ekstreme, duke qëndruar i mbërthyer pas shkëmbit deri në momentin kur u bë i mundur shpëtimi i tij.
“Ishte tmerr, eksperiencë shumë e keqe. Mund të mbahesha vetëm me njërën këmbë në një faqe muri. Na kontaktuan në telefon për të kërkuar. Së bashku me RENEA-n jemi futur një ditë më parë dhe dolëm, ndërsa ditën e dytë që u futëm ndodhi ajo. Më kujtohej fëmijëria, flisja dhe thërrisja të shihja a kishte njerëz, më mbanin dritat të ndezura dhe komunikonin me mua. Ishte një pjesë e kanionit ku rrija si tip muri, ku kishte një vend për të mbajtur duart, thjesht kaq. S’kishe çfarë bëje përveçse të rrije aty. Ishte rrjedha e fortë e ujit dhe gomonia po shfryhej dhe mori shumë ujë, dhe çunat i nxori përpara, ndërsa mua më tërhoqi pas. Ishim 5 çuna, nuk kisha çfarë bëja, thjesht u mbajta aty. Isha ngjitur tre metra afër ujit, uji i ujëvarës më binte në kokë. U thashë jam në rregull dhe e qetësova mendjen që do vinin të më shpëtonin”, tha ai.
Ai u shpreh se nuk është amator në rafting, por situata ishte shumë e rrezikshme në të cilën u ndodh.
Kujtojmë që Xhuljano Kaloti ka ngelur në mes të shkëmbinjve, në vendin e quajtur “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle. Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësia e tij arrin deri në 90 metra.
Ai u shpetua pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura.
Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit
Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 19:25 Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 19:17 Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
- 19:16 Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 19:15 Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit
- 19:13 Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:11 Rubio: Asnjë vend nuk mund të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit