Procesi “Plumbi i Artë”, GJKKO 3 muaj afat SPAK-ut për plotësim dhe verifikim të akteve
Në procesin për fraksionin e ndarë të dosjes “Plumbi i Artë”, me disa nga personazhet më të njohur të botës së krimit, Gjykata e Posaçme i ka lënë 3 muaj afat kohor SPAK për plotësim dhe verifikim të disa akteve.
Vendimi erdhi pas kërkesës së disa avokatëve të të pandehurve që janë të gjithë në mungesë, të cilët pretenduan për parregullsi dhe shkelje të procesit të rregullt ligjorë.
GJKKO i ka lënë afat organit të akuzës deri në datë 29 maj për të bërë verifikimet e kërkuara për disa prej të pandehurve.
Pjesë e këtij grupi janë shtetasit Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika.
Nga këta, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika janë të arrestuar, pjesa tjetër po gjykohen në mungesë
Ndaj të gjithë grupit është lëshuar masë “arrest në burg” nga GJKKO, por nuk është ekzekutuar për asnjërin nga policia e shtetit.
Këta të pandehur akuzohen si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshirë në vrasje dhe sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer atentate.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat