Merz: Kina planifikon të porosisë deri në 120 avionë nga Airbus

26 Shkurt 2026 | 08:26

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Kina planifikon të porosisë deri në 120 avionë nga Airbus. Pas një takimi me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, Mertz zbuloi se marrëveshja do të jetë një hap i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, raportoi “Spiegel”.

“Udhëheqja kineze do të porosisë një numër të madh avionësh shtesë nga Airbus”, tha Merz, duke shtuar se ekziston edhe mundësia e kontratave të tjera me kompanitë gjermane, megjithëse jo të gjitha janë finalizuar.

Edhe pse bisedimet ekonomike kanë përparuar, Merz paralajmëroi gjithashtu për deficitin e madh tregtar midis Gjermanisë dhe Kinës, i cili aktualisht është më shumë se 80 miliardë euro.

“Ky deficit është katërfishuar që nga viti 2020 dhe kjo nuk është e shëndetshme”, tha kancelari, duke theksuar nevojën për të ulur deficitin dhe për të krijuar “konkurrencë të drejtë dhe transparente”.

Merz shtoi se ende ka potencial për rritje të mëtejshme në ekonomitë e të dy vendeve, por për ta arritur këtë, është i nevojshëm një dialog në nivelin BE-Kinë, i cili mund të zgjidhë çështjet e politikës monetare dhe tregtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026