Rama: AKSHI një histori suksesi, ish-drejtoresha jeton me qira

26 Shkurt 2026 | 11:55

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin dhe kontributin e AKSHI-t, duke e cilësuar si një histori suksesi. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit të institucionit dhe tha se stafi, duke përfshirë inxhinierët dhe drejtuesen e institucionit, kanë punuar orar pa orar dhe me përkushtim.

Ai theksoi se ky shtet nuk mund të lejojë që një institucion sipas tij krenarie kombëtare të dëmtohet psikologjikisht dhe se punonjësit, përfshirë drejtuesen, duhet të trajtohen me drejtësi dhe prezumim të pafajësisë. Sipas Ramës, hetimet janë të nevojshme, por nuk duhet të krijojnë përshtypjen e ndërhyrjes apo ndëshkimit të padrejtë.

“Drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në arrest shtëpie. S’dua të them asnjë fjalë për përmbajtjen e çështjes, por di të them një gjë: ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie kombëtare, i ngritur me vite dhe i duartrokitur ndërkombëtarisht, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë që, me në krye drejtoreshën e atij institucioni, kanë punuar pa orar. E kundërta është e vërtetë: të dyja duhen bërë, të dyja mund të bëhen. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm dhe t’i jepet mundësia të hetohen si të tillë deri kur të provohet fajësia e tyre. Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar? Janë ngutur për ta masakruar, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë. Çfarë fiton pastaj shteti dhe çfarë mesazhi marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet? Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush humb e kush fiton në këtë mes? Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë për 55 përqind e atyre që janë në burgje dhe nuk u është bërë gjyqi?”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026