“Do pres raportin e Këshillit të Mandateve”, Rama: Ja pse hodha poshtë kategorikisht dorëheqjen e Belinda Ballukut

26 Shkurt 2026 | 12:33

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli lidhur me çështjen aktuale të Belinda Ballukut. Në deklaratën e tij, Rama ka theksuar se ndaj saj nuk është ngritur akuzë për korrupsion por për shkelje të barazisë në tendera.

“Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, që kur iu ngrit akuza në fillim, jo për korrupsion, nuk ka akuzë të tillë, por për pabarazinë në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mos vendim i Gjykatës Kushtetuese.

E kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes dhe pse vlen kjo të përsëritet, dhe pse dua ta ndaj publikisht?

Kam bindjen në këtë fazë revulocionare, në Shqipëri drjetësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë dhe ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa her ngrihet një akuzë po duhet të bëjmë secili punën e vet, ne tonën, drejtësia të veten.

E di teorinë dhe praktikën e dorëheqjes morale që nuk praktikohet kudo dhe kurdoherë njësoj as në Europë. Sot në Shqipëri sidomos përmes SPAK, drejtësia ka filluar të bëjë një shërbim për vendin por dhe po bën dëm serioz kolateral mbi administratën duke e përmbysur rregullisht parimin e shenjtë demokratik të prezumimit të pafajësisë. Mekanizmi i qeverisjes së vendit nuk mund të kurdiset dhe ç’kurdiset sa her Prokuroria ngre një akuzë. Është shumë kollaj në Gjermani të thuash se një ministër i akuzuar jep automatikisht dorëheqjen po kjo nuk ndodh në itali, as në Francë jo gjithmonë.

Në francë madje ministri i drejtësisë qëndroi në zyrë kur iu ngrit një akuzë shumë e rëndë, dhe mori pafajësinë”, theksoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026