Rama: Koha e dorëheqjeve morale do vijë kur drejtësia të jetë plotësisht e pavarur
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se reformën në drejtësi do ta bënte sërish, edhe nëse do të kthehej pas, me gjithë efektet anësore negative që mund të ketë.
Në fjalën e gjatë të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se socialistët ‘nuk do hyjnë në vallen e dorëheqjeve sa herë ka një akuzë’, duke iu referuar këtu akuzave të SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas tij, koha e koha e dorëheqjeve morale do vijë, kur të sigurohet pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë.
“Drejtësia ka detyre të hetojë, gjykojë krejt të pavarur prej nesh, ndërsa kemi për detyrë të bëjmë detyrat krejt të pavarur nga drejtësia. Koha e dorëheqjeve morale do të vijë, po pasi të kalojë kjo kohë revolucionare e drejtësisë. Shqipëria është vendi unikal i botës ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori të pezullojë në ministre. M’u tha troç në një bisedë me disa nga shokët, nuk kishte asnjë shoqe për çudi se unë duhet të ndihem përgjegjës për reformën në drejtësi, sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Jam i bindur ka plot që mendojnë njësoj si ata që i përmbledhin këto në një fjalë që as e kam thënë as do e them ndonjëherë; dështim.
E mirëkuptim zhgënjimin e atyre që e votuan këtë reformë por kjo do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme dhe të mos vlerësosh me shumë se komoditetin tënd. Po e them prapë këtu; 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi me të mirat dhe të këqijat e saj. Asnjë hap prapa, SPAK nuk preket vetëm mbështetet”, tha Rama.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë