Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

26 Shkurt 2026 | 17:28

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në Itali.

Gazetarja theksoi se grevat e linjave ajrore janë të shpeshta muajt e fundit në Itali dhe se kryesisht organizohen nga sindikatat e punonjësve, të cilave u drejtohen kompanive ajrore.

“Ne në fakt tashmë jemi mësuar, duke qenë se janë shumë të shpeshta greva të tilla. Zakonisht janë greva në nivel kombëtar, të organizuara nga sindikata e punonjësve. Kësaj radhe kemi një grevë më shumë të ndikuar nga sindikata private më të vogla, të cilat i janë drejtuar kompanive.

Ka një preokupim sa u përket udhëtarëve, por në të gjithë sistemin e aeroportit, jo vetëm të fluturimeve, por edhe menaxhimit të flukseve të bagazheve dhe gjithçkaje që është e lidhur me këtë grevë.

Janë më se normale, zakonisht lidhen jo vetëm me kontratat e punës, por edhe me mungesën e një gjykimi apo mbështetjeje nga ana e shtetit për të bërë ndërmjetësuesin midis kompanive private dhe punonjësve, mbi të gjitha duke pasur parasysh se punojnë në kompani private dhe sistemi ajror është një sistem që hyn dhe bën pjesë në transportin e domosdoshëm në komunikimin e një vendi.

Dhe kjo grevë i shtohet asaj greve të përhershme që shpesh e kemi parë gjatë javëve dhe muajve të fundit të kësaj qeverisjeje, në fokusin e asaj që ka qenë politika e infrastrukturës dhe e ministrit Matteo Salvini, i cili edhe pse është munduar të gjejë zgjidhje, ka qenë në fokusin e rrugëve sindikaliste, duke ditur se orientimi i tyre është mjaft i majtë dhe ka jo vetëm beteja në mbrojtje të punonjësve, por janë edhe beteja politike”, u shpreh gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Kush duhet ta rivlerësojë pronën? Eksperti: Investim në vlerën reale të pronës

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, eksperti imobiliar Reinaldo Pipiria foli mbi mënyrën se si njerëzit duhet të bëjnë rivlerësimin e...
20:23 | 25/02/2026