Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

26 Shkurt 2026 | 21:38

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, opinionisti Dritan Hila komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit dhe emërimin e Ferit Hoxhës në postin e Ministrit të Jashtëm.

Sipas tij, Hoxha duhet ta kishte marrë prej kohësh postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Sakaq, Hila theksoi dhe e lavdëroi Hoxhën si një person i cili është pa ngjyra politike dhe mund ta bëjë më së miri këtë pozicion.

“Ferit Hoxhën e njoh prej kohësh sepse është një nga diplomatët më të mirë që ka Shqipëria. Ka qenë një ndër pikat kyçe të Shqipërisë, ka qenë në Francë, ka qenë në Belgjikë, ka qenë në OKB në disa momente të nxehta, le të themi, kur janë votuar rezoluta të ndryshme.

Është një njeri që duhet ta kishte marrë prej kohësh atë post, vjen nga radhët e teknokratëve, është një njeri i zoti politikisht. Është një njeri pa një ngjyrë politike. Nuk hyn te njerëzit besnikë të një partie, të PD apo PS, është një njeri që mban një distancë nga politika, por hyn tek nja katër-pesë figura që unë çmoj dhe ky me të vërtetë ia vlen për ministër të Jashtëm. Elisa ishte politike, ky është shumë teknik, mund të bëhet edhe politik”, u shpreh Hila.

Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Lëvizjet vijnë në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila mbetet e pezulluar nga detyra. Rama ka vendosur largimin e saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Në vend të saj si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, që deri më tani mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Toni Gogu, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i kalon Enea Karakaçit.

Ndryshime ka edhe në diplomaci dhe mbrojtje. Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu largohen nga kabineti. Si ministër i Jashtëm është emëruar ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Ermal Nufi.

Gjithashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun në këtë detyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026