Shorti i Champions League/ Zbardhen duelet e 1/8-ve, Real Madrid përballet me Manchester City-n
Janë zbuluar çiftet e fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League, pas shortit të hedhur këtë të premte, në Nion të Zvicrës. Shorti dhuroi përballje mjaft interesante dhe sfida të nivelit të lartë mes klubeve më të forta të Europës.
Shorti ka rezervuar disa duele “big”, me vëmendjen që përqendrohet te takimet mes Real Madrid dhe Manchester City-t, përballje që pritet të jenë spektakolare dhe vendimtare për ambiciet e të dyja skuadrave.
PSG-Chelsea do të jetë përballja tjetër “big”, ndërsa ndeshjet e para të këtij turi luhen më 10-11 mars, dhe ndeshjet e kthimit më 17-18 mars.
Goglat ndërkohë u treguan bujarë me Barcelona, që sfidon Newcastle, ndërsa Liverpool mat forcat me Galatasaray dhe Bayern Munich me Atalanta.
Sfidë interesante është edhe Atletico-Tottenham. Arsenal do të sfidojë Leverkusen, ndërsa përballja mes dy surprizave është ajo midis Bodø/Glimt dhe Sporting Lisbon.
Këto janë çiftet e plota të fazës së 1/8-ve:
Real Madrid – Manchester City
Bodø/Glimt – Sporting CP
Paris Saint-Germain – Chelsea
Newcastle United – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Atlético Madrid – Tottenham Hotspur
Bayern Munich – Atalanta
Bayer Leverkusen – Arsenal

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik