Reagimet e liderëve botërorë ndaj sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit

28 Shkurt 2026 | 11:52

Udhëheqësit dhe autoritetet globale kanë filluar të reagojnë ndaj lajmit se SHBA-të dhe Izraeli kanë kryer sulme ndaj Iranit dhe se Teherani po u përgjigjet këtyre sulmeve me sulmet e veta në Lindjen e Mesme.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian , Kaja Kallas, i quajti zhvillimet “të rrezikshme” dhe tha se ka folur me ministrin e jashtëm të Izraelit këtë mëngjes. “Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi”, tha ajo në X.

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se është “thellësisht e alarmuar nga sulmet e sotme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit”, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile”.

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “e çojnë Lindjen e Mesme në prag të katastrofës”, duke i kërkuar Uashingtonit dhe Teheranit “të ndjekin një rrugëdalje diplomatike në vend të përshkallëzimit të mëtejshëm”.

Presidentja e Sllovenisë , Nataša Pirc Musar, tha se po i ndiqte zhvillimet e fundit “me shqetësim të madh”, duke shkruar për X se “po dëshmojmë një përshkallëzim serioz të tensioneve rajonale, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.

Ministria e jashtme e Ukrainës tha në X se “regjimi në Teheran kishte çdo mundësi për të parandaluar një skenar të dhunshëm”, duke shtuar: “Ne riafirmojmë qëndrimin tonë të palëkundur: i urojmë siguri, prosperitet dhe liri popullit iranian, si dhe stabilitet dhe prosperitet Lindjes së Mesme.”

Kryeministri i Australisë , Anthony Albanese, tha se vendi i tij “mbështet Shtetet e Bashkuara që veprojnë për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore”, duke shkruar gjithashtu në X se “Australia qëndron me popullin e guximshëm të Iranit në luftën e tyre kundër shtypjes”.

Ambasadat e Indisë në Izrael dhe Iran u këshilluan shtetasve indianë në këto vende që të “ushtrojnë kujdes maksimal”, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të monitorojnë situatën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026