EMRAT/ Zbardhen 2 djegie të qëllimshme të makinave në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi

1 Mars 2026 | 11:06

Policia e Pogradecit ka zbardhur dy djegie të qëllimshme të automjeteve në qytet, njëra e ndodhur në dhjetor 2025 dhe tjetra më 26 shkurt 2026.

Si rezultat i operacionit “The Last Fire”, u identifikua dhe u arrestua Julian Troka 38 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim porositësi i zjarrvënieve, Eno Flamuraj 38 vjeç, banues në Korçë. Të dy dyshohen se janë autorë të djegies së automjeteve në pronësi të A. M. dhe E. M., në lagjen nr. 1 të Pogradecit.

Gjithashtu, materialet hetimore u referuan në Prokurori për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia njofton se veprimet hetimore dhe operacionale vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026