Irani sulmoi Ambasadën e SHBA-së në Riad, Ministria e Jashtme: Akte që shkelin të drejtën ndërkombëtare

4 Mars 2026 | 13:09

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Riad.

Në një njoftim zyrtar ministria thekson se këto akte nga Irani janë të papranueshme dhe se përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën.

Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:54 | 27/07/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Gazetarja e Euronews,...
08:40 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026