Partizani shpall “non grata” arbitrin Hamiti, kërkon përjashtim nga FSHF
Partizani u eliminua me polemika nga Kupa e Shqipërisë, pasi AF Elbasani fitoi 3-1 në shtesë për të avancuar në gjysmëfinale.
11-metërshi i dhënë në favor të Elbasanit shkaktoi reagimin e fortë te Partizani, që shpalli arbitrin Eldorjan Hamiti “non grata” dhe i kërkoi FSHF-së përjashtimin e tij.
“Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes të Kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një arbiter të papërgjegjshëm si Eldorjan Hamiti. Ky arbitër është non grata për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119, kur Hamiti vendosi kualifikimin me një penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë. Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment. Jemi thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës së lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit. I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit për përjashtimin e këtyre arbitrave të papërgjegjshëm nga sistemi i arbitrimit, që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive. FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!”, thuhet në reagimin e klubit.
Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë
Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit
Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së