Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën pas debateve me Ballën
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë u mbyll pas përplasjesh mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që çuan në ndërprerjen disa herë të saj.
Deputeti Klevis Balliu dhe kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, patën një përplasje pas së cilës ky i fundit kërkoi që të kalohej menjëherë në votim.
“Unë e mirëkuptoj që tensionet rriten, por ju pengoni punën tonë. Kërkoj të kalojmë në votim,” deklaroi Balla.
Në mbyllje, pasi opozita braktisi sallën, mazhoranca miratoi disa nga projektligjet në rendin e ditës, ndërsa disa të tjera nuk u miratuan.
Projektligjet e miratuara:
“Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, për sistemin arsimor parauniversitar” – 81 vota pro, 0 kundër, 0 abstenime
“Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me KfW Frankfurt am Main për programin ‘Infrastruktura bashkiake V – faza II’” – 80 pro, 0 kundër, 0 abstenime
“Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” – 81 pro, 0 kundër, 0 abstenime
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018 për kontrollin e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve me përdorim të dyfishtë” – 81 pro, 0 kundër, 0 abstenime
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025 për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme” – 80 pro, 0 kundër, 0 abstenime
Projektligjet që nuk u miratuan:
“Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, për taksat kombëtare” – 0 pro, 79 kundër
“Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, për financat e vetëqeverisjes vendore” – 0 pro, 78 kundër
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar