VIDEO/ Përplasje mes Ballës dhe deputetëve opozitarë, Klevis Balliu tenton t’i heqë mikrofonin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Mars 2026 | 19:27

Seanca plenare në Parlament u tensionua sërish këtë të enjte, duke çuar në ndërprerjen e saj. Teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, po fliste në foltoren e Kuvendit, debati u ndez pas një deklarate të Ballës ndaj Albana Vokshit.

“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty, Albana, kemi numrin 0900”, tha Balla. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën zërin, bllokuan foltoren dhe shpërthyen me akuza ndaj Ballës.

“Ndyrësirë, i pafytyrë, burrë legen, je mësuar me kur… që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.

Bardhi dhe deputetët e PD-së kërkuan që ai të nxirret jashtë seancës ndërsa deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës dhe tentoi t’i heqë mikrofonin, duke rritur tensionin mes palëve.

Deklarata nxiti reagime të ashpra nga opozita, ku u përdorën fjalë ofenduese dhe akuza personale mes deputetëve.

“Sa i përket keqkuptimit për fjalën time, kërkoj ndjesë”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026