“Kur Berisha bëri atë deklaratë mori kamzhik publik”, Koka: Vetëm Ballës si takonte ta bënte atë deklaratë
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Euronews Albania në emisionin Now me Erla Mëhillin, diskutoi mbi gjuhën ofenduese që kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, përdori gjatë seancës plenare ndaj Albana Vokshit, duke kaluar në ofendime të rënda.
Sipas Kokës, fjala që përdori Balla tregon përçmimin që ka mazhoranca jo vetëm për një person, por për opozitën në tërësi dhe sipas tij duhet të merret një masë.
“Kundër akuzës që iu bë atëherë ish-kryeministrit Sali Berisha, po të ishte një njeri që nuk e njeh se çfarë do të thotë në lëkurë ai lloj verbi politik, edhe mund të ishte kuptuar. Por atëherë Berisha e bëri atë deklaratë dhe mori një kamzhik shumë të madh publik, sepse ishte vërtet e tepëruar.
Do të jemi në të njëjtën situatë që një njeri që e njeh atë lloj verbi, është dënuar nga kundërshtari i tij politik dhe bën të njëjtën gjë. Kjo nuk është normale, ai nuk duhet ta kishte thënë atë deklartaë.
E di pse nuk është normale? Sepse ajo që bën kryetari i grupit tregon përçmimin që ka mazhoranca jo vetëm për një person, por për opozitën në tërësi. Ai nuk kishte nevojë ta bënte atë deklaratë, sepse deklarata që po bënte nuk kishte nevojë për atë lloj tempizmi. Fakti që ti neverit një kolege që ka maksimalisht 20 vite në Parlament tregon shumë për mungesën e empatisë minimale dhe për arrogancën që ka marrë pushteti, si dhe arratinë nga logjika dhe arsyeja kur ndien edhe rezistencën më të vogël të opozitës. Kjo është më e rrezikshme sesa vetë ajo replika.
Gabimi është një gjë e vogël, e rëndësishme është se çfarë kuptojmë nga gabimi. Kjo tregon edhe asimetrinë me të cilën moderohet Parlamenti.
Për shumë më pak se aq, deputetët e opozitës janë përjashtuar me javë të tëra nga Parlamenti. Për një burrë që ofendon nënën e një fëmije, ky është fakt, dhe në kodin zakonor shqiptar kjo është e papranueshme ajo që ndodhi.
Atij i është bërë gjyqi dhe ka kaluar në dorë të opozitës. Tani në pushtet janë këta. Siç e bëmë atëherë gjyqin, le ta bëjmë edhe sot. Është e neveritshme edhe atëherë, edhe sot”, u shpreh Koka.
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
- 18:13 Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
- 18:07 Kaja Kallas mbron shërbimin e jashtëm të BE-së, ndërsa debati mbi të ardhmen e tij intensifikohet
- 17:59 Lëvizje e papritur nga Beogradi, Vuçiç: Po mendoj të largohem nga posti i presidentit
- 17:56 Substanca e rrezikshme vë në alarm Pentagonin, evakuohen disa kate
- 17:53 Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për Ilir Metën, si u ndanë votat e gjyqtarëve
- 17:50 Agjencia amerikane NOAA: Fenomeni klimatik El Niño ka nisur