SPAK heton edhe 5 persona të tjerë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ka vijuar hetimet për një episod të trafikimit ndërkombëtar të kokainës nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Në kuadër të këtyre veprimeve, përveç 10 personave të dënuar më parë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, janë identifikuar edhe pesë persona të rinj të dyshuar.
Në vijim të hetimeve janë identifikuar edhe pesë bashkëpunëtorë të rinj të dyshuar të cilët po hetohen në kuadër të procedimit penal nr. 141/1.1 i vitit 2026. Më 4 mars 2026. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurimit “arrest në burg” për pesë persona të dyshuar. Më 5 mars 2026, strukturat e Policisë së Shtetit ekzekutuan këtë vendim për shtetasit Klevent Gjolena, Musa Gjikola dhe Aldi Zonja, ndërsa shtetasit Kevin (alias Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë hetimeve janë ekzekutuar masa sigurimi për disa prej tyre dhe janë sekuestruar automjete luksoze, përfshirë katër makina të markës Land Rover dhe dy aparate celularë, që dyshohen të jenë përdorur për aktivitet kriminal. Hetimi po zhvillohet edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe partnerët e SPAK-ut, si Europol dhe Eurojust.
Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R., vijon.
Kujtojmë se më 24 nëntor 2022, në Frakull të Fierit u zbulua një laborator droge, ku u sekuestruan 485.5 kilogramë kokainë të fshehur në 400 thasë me pleh kimik, me vlerë rreth 40 milionë euro në treg. Gjatë operacionit pati të shtëna ndaj policisë dhe disa persona u arrestuan. Kimisti kolumbian Zamir Rodrigez arriti të arratiset dhe dyshohet se doli jashtë Shqipërisë. Droga kishte ardhur nga Kolumbia dhe ishte transportuar nga Mali i Zi në shtator.
Deklarata e plotë e SPAK-ut:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr. 141/1.1 i vitit 2026 (pa autor) që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 5 personave nën hetim dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.
Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Procedimi penal nr. 141/1.1 të vitit 2026 rrjedh nga procedimet penale nr. 141 të vitit 2022 dhe nr. 141/1 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier.
Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.
Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi i pesë bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet kriminal. Për rrjedhojë, më datë 19.02.2026, është urdhëruar regjistrimi në procedimin penal i shtetasve K. (alias A.) M., M. Gj., D. K., A. Z. dhe K. Gj., ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara.
Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar:
- 1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018
- 1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012
- 1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012
- 1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017
- 2 aparate celularë
Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”. thuhet në deklaratë.
Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe Kolumbisë, si dhe Eurojust dhe Europol për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar