Gabimi fatal që fundosi Iranin! Eksperti: Pse i sulmoi vendet arabe?
Në Balkan Talks në Euronews Albania, me moderator Franko Egro, ku u diskutua lufta e nisur në Iran, ka qenë i ftuar për të folur për çështjen Bejtush Gashi, ish-Ministër në qeverinë e Kosovës dhe ekspert i sigurisë. Gashi ka folur rreth konfliktit dhe ka analizuar fazat e deri tanishme të tij.
“Realisht ky reagim vjen si rezultat i dëmeve që ka pësuar Irani dhe precedentit të goditjeve të SHBA dhe Izraelit në objektet kyçe komanduese, si dhe ato strategjike të Iranit. Sipas disa të dhënave, diku 80 përqind të sistemeve mbrojtëse janë paralizuar, sistemet raketore 86 %, flota detare etj. Pra, ky kompleks i neutralizimit dhe paralizimit ka shtyrë Iranin që të zgjedhë rrugë të tjera diplomatike, për të cilat SHBA ka shprehur negativisht se janë shterruar të gjitha mundësitë që ky regjim të sjellë një ndryshim të sistemit në Iran,” – tha Gashi.
Më tej, Gashi ka shtuar se:
“Ndërhyrjet ndaj bazave ushtarake në rajon kanë qenë si strategji për të involvuar edhe këto shtete të rajonit dhe një kaos që mund të përfshijë këto shtete. Unë mendoj se lufta do të zgjasë dhe Irani është përgatitur për këtë luftë, madje ka kapacitete ta përballojë deri në likuidimin e fundit të kapaciteteve të veta.”
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 15:44 40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
- 15:20 Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg