Paratë e “pista” në politikë, Celibashi: Nevojitet raportim periodik dhe kontroll efektiv
I ftuar në emisionin “Politics” në Euronews, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli për sfidat dhe rreziqet që lidhen me financimin e partive politike dhe fushatat zgjedhore në Shqipëri.
Gjatë intervistës me gazetaren Enkelejda Mema, Celibashi theksoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa shpenzojnë partitë politike dhe nga i marrin këto fonde.
Ai bëri diferencimin mes fondeve publike dhe atyre private, duke shtuar se “janë para të cilat nuk janë pjesë e buxhetit të shtetit, por jepen nga individë privatë, qytetarë, apo biznese që ligji u lejon të kontribuojnë” ndërsa shtoi se ekzistojnë tavanë për këto dhurime nga 500 mijë lekë për individët deri në 10 milion lekë për kompanitë.
Në të njëjtën kohë, Celibashi paralajmëroi për rreziqet e fondeve të paligjshme. “Para të paligjshme janë ato që nuk deklarohen dhe përdoren duke maskuar qëllimin e tyre në aktivitete politike ose elektorale,” tha ai.
Celibashi nënvizoi se për të parandaluar abuzimet, Komisioni ka nevojë për kapacitete reale dhe bashkëpunim me institucionet e tjera për të verifikuar burimet e financimeve.
Komisioneri shtoi se problemi kryesor lidhet me kandidatët: “Shumica dërmuese e tyre nuk e dinë që kanë detyrimin të raportojnë financimet që marrin. Kjo çështje kërkon ndërgjegjësim, por edhe rregullim ligjor për të garantuar transparencë dhe kontrolle efektive,” tha ai.
Celibashi theksoi nevojën për një raportim periodik të fondeve gjatë fushatave zgjedhore, dhe jo vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, duke argumentuar se një informacion paraprak mund të ndihmojë në parandalimin e përdorimit të parave të paligjshme.
Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë
Rama thirrje protestuesve: Unë jam miku, jo armiku yt
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
- 12:16 Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim
- 12:09 Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea
- 12:07 Rubio viziton aleatët e Gjirit, do të prezantojë marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit
- 12:01 Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës