Elbasani kujton rrënjët e Ditës së Verës, historianë dhe qytetarë diskutim për ruajtjen e traditës

13 Mars 2026 | 17:11

Teksa më 14 mars do të festohet Dita e Verës, në Bibliotekën e Elbasanit u zhvillua një takim ku historianë, studiues dhe qytetarë diskutuan për rrënjët e lashta të kësaj dite dhe ritualet tradicionale që e shoqëronin festën. Të pranishmit theksuan se me kalimin e viteve disa prej këtyre traditave në familjet e reja po humbin, ndërsa disa të tjera vazhdojnë të ruhen.

“Do të doja që disa rituale të përsëriteshin, si pjesa e marrjes së barit që vendoset tek pragu i derës, vendosja e luleve manushaqeve dhe karakafteve, që janë simbolika e lulishtes së elbasanllinjve. Në familjet e reja sot kjo nuk po ndodh si traditë, por nga moshat e vjetra ende ruhet. Po bëra e ‘kamës’ si është? Ka qenë dhe mbetet në këtë traditë që fëmija që duhet të bëjë ‘kamë’ të ishte djalë, sepse lidhet me atë që djali është shtylla e shtëpisë”, thotë historiani Bardhyl Toda.

Diskutimi përfshiu edhe simbolikën e riteve që kryheshin mëngjesin e 14 marsit, të cilat përfaqësonin dëshirën për një vit të mbarë dhe të begatë.

“Nënat në mëngjesin e datës 14 zgjonin të gjithë anëtarët e familjes për të kryer ritualet. Përveç kësaj, lanin fytyrën dhe shkonin përpara një tenxhereje me qumësht për t’u parë si në pasqyrë. Kjo simbolizonte dëshirën që të reflektonin bardësi në zemër, në shpirt, në sjellje dhe në mendime, dhe që pranvera apo vera që po vinte të ishte e bardhë si qumështi”, thotë mësuesja Anila Çota.

“Kur gatuanim dikur ballakumet, duhej që të asistonte një gjyshe me përvojë, që sekreti i ëmbëlsirës të ruhej dhe ajo të dilte e përsosur, sepse ballakumet janë shumë delikate”, thotë mësuese Migena Kapllani.

Takimi në bibliotekë shërbeu si një rikthim tek kujtesa kolektive e qytetit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe ritualeve që e bëjnë Ditën e Verës një nga festat më të përfaqësuara të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026