Hoxha në Madrid, Spanja ofron asistencë teknike për integrimin europian të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid, ku u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit nga homologu i tij spanjoll, Jose Manuel Albares Bueno.
Gjatë takimit, ministri Albares vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ritheksoi mbështetjen e Spanjës, si vend anëtar i BE-së, jo vetëm në aspektin politik, por edhe duke ofruar asistencë teknike në procesin e integrimit evropian.
Diskutimet u fokusuan gjithashtu në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë tek turizmi dhe rritja e investimeve spanjolle në këtë sektor.
Nga ana e tij, Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit të integrimit në BE dhe nënvizoi angazhimin për avancimin e reformave kyçe në këtë rrugëtim.
“Në takim rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm. Njëherazi, ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta zhvillojmë më tej—veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë”, shkruan Hoxha.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut